Projektim · Dorëzuar

Konvikti i Shkollës 'Mihal Shahini', Cerrik

Bashkia Cerrik · 2024

Konvikti i Shkollës 'Mihal Shahini', Cerrik

Detaje

Klienti
Bashkia Cerrik
Lokacioni
Cerrik, Elbasan
Tipologjia
Konvikt shkollor bujqësor
Sipërfaqja
1.948 m² në 3 kate
Roli
Projektim zbatimi
Viti
2024
Statusi
Dorëzuar

Rikonstruksion i konviktit të shkollës së mesme bujqësore 'Mihal Shahini' në qytetin Cerrik, projektuar nga Zenit&Co për Bashkinë Cerrik në vitin 2024. Objekti me tri kate dhe sipërfaqe totale ndërtimi rreth 1.948 m² do të strehojë nxënësit që vijojnë studimet pranë kësaj shkolle.

Projekti përfshin kuzhinën, mensën dhe sallën e rekreativitetit në katin përdhes (684 m²), si dhe dhomat e fjetjes, sallat e leximit, nyjat sanitare dhe ambientet e dushit në dy katet e sipërme (nga 632 m² secili). Të gjitha hapësirat janë projektuar sipas standardeve bashkëkohore për konvikt shkollor.

Përveç ndërhyrjes në objekt, projekti rregullon edhe ambientin e jashtëm me oborrin e shtruar, fushat sportive bashkëngjitur (basketboll dhe minifutboll) dhe sistemimin e gjelbërimit.

Konvikti i Shkollës 'Mihal Shahini', Cerrik — 1
Konvikti i Shkollës 'Mihal Shahini', Cerrik — 2

Imazhet janë nga lokacioni i projektit ose nga burime publike.