Mbikëqyrje · Dorëzuar

Gjimnazi 'Sami Frashëri', Tiranë

Tiranë · 2022

Gjimnazi 'Sami Frashëri', Tiranë

Detaje

Klienti
Bashkia Tiranë
Lokacioni
Tiranë
Tipologjia
Gjimnaz
Kapaciteti
1.500 nxënës · 49 klasa
Projektues
SOA Architecture
Roli
Mbikëqyrje teknike
Viti
2022
Statusi
Dorëzuar

Mbikëqyrje teknike e rindërtimit të gjimnazit 'Sami Frashëri' në Tiranë, një nga shkollat ikonike të kryeqytetit. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërtesa origjinale e viteve '60 u shemb dhe u zëvendësua me një objekt të ri më të madh, të projektuar nga SOA Architecture.

Zenit&Co siguroi mbikëqyrjen e plotë të punimeve të ndërtimit, kontrollin e cilësisë në çdo fazë dhe verifikimin e zbatimit në përputhje me projektin arkitektonik dhe specifikimet teknike. Objekti përmban 49 klasa, laboratorë në katin e bodrumit, sallë sportive olimpike, bibliotekë dhe auditore.

Shkolla u përurua në shtator 2022 dhe dyfishoi kapacitetin e mëparshëm, duke u rritur në 1.500 nxënës. Klienti ishte Bashkia Tiranë.

Gjimnazi 'Sami Frashëri', Tiranë — 1

Imazhet janë nga lokacioni i projektit ose nga burime publike.